​Policia konfiskon 21 katalizatorë të veturave

Kronikë e zezë

​Policia konfiskon 21 katalizatorë të veturave

Më: 3 maj 2021 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Policia ka konfiskuar 21 katalizatorë të veturave të ndryshme të cilat i ka hasur në veturën e një të dyshuari të cilën e kanë ndaluar për kontroll në fshatin Stanqiq.

Në veturën me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, gjatë kontrollit kanë gjetur edhe 2 kilogramë duhan.

Katalizatorët dhe duhanin i dyshuari i kishte blerë në Maqedoni.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat