Policia e Kosovës: Të dielën i arrestuam 16 persona

Kronikë e zezë

Policia e Kosovës: Të dielën i arrestuam 16 persona

Më: 3 maj 2021 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije se gjatë ditës së fundit të vikendit, e diele, ka arrestuar plot 16 persona për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, arrestimet kanë ndodhur në rajone të ndryshme dhe në raste të ndara.

Nuk dihet nëse ka masa të caktuara antiCOVID në rastet e arrestimeve për të shmangur infektimet me virus.

Për të gjitha arrestimet është njoftuar me kohë prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa një tjetër në vuajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat