Policia e Kosovës: Arrestohet një person në Gjakovë, vodhi në market pije alkoolike çdo ditë..

Kronikë e zezë

Policia e Kosovës: Arrestohet një person në Gjakovë, vodhi në market pije alkoolike çdo ditë..

Më: 4 maj 2021 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Gjakovë.

I njëjti, sipas policisë dyshohet se ka vjedhur çdo ditë pije alkoolike, ku edhe shihet përmes kamerave të sigurisë.

Vlera e pijeve të vjedhura është 117 euro.

“VJEDHJE/ Gjakovë 03.05.2021 – 12:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer vjedhje në një market duke vjedhur çdo ditë pije alkoolike dhe është parë përmes kamerave të sigurisë, vlera  e pijeve të vjedhura është 117 euro. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat