​Parandalohet futja e kontrabandës në QP Prishtinë

Kronikë e zezë

​Parandalohet futja e kontrabandës në QP Prishtinë

Më: 5 maj 2021 Në ora: 12:54
Foto ilustruese

Sot, rreth orës 09:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, pas një pune intensive të stafit, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

Zyrtarët korrektues gjatë kontrollimit të shëtitores së qendrës kanë vërejtur se në traun e shtyllës së metalit kishte të fshehur një pako të cigareve, në të cilën ishte fshehur një telefon “Nokia” dhe një kabllo për mbushjen e telefonit.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë konfiskimin e telefonit dhe kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te tentimi i futjes së kontrabandës brenda perimetrit të qendrës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative, të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat