Arrestohen dy persona, penguan zyrtarët policor në kryerje të detyrës

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona, penguan zyrtarët policor në kryerje të detyrës

Më: 6 maj 2021 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Dy persona të dyshuar janë arrestuar nga policia, pasi që të njëjtit kanë penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 18:00 të ditës së djeshme, në rrugën e ‘Reqakut’ në Ferizaj.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rastin shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, policia ka bërë të ditur se janë arrestuar 25 persona, ndërsa janë dërguar në mbajtje 13 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat