Vetura shkel një këmbësore në Prishtinë, bëhet për spital

Kronikë e zezë

Vetura shkel një këmbësore në Prishtinë, bëhet për spital

Më: 6 maj 2021 Në ora: 14:33
Ilustrim

Një këmbësore është shkelur nga një veturë sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, rreth orës 13:00.

Lajmin e ka konfirmuar policia me anë të një njoftimi për media.

Gjithashtu, është bërë e ditur se këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe më pas është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 13:00, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftimin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat