​Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje

Më: 7 maj 2021 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Sot në lagjen Emshir, në Prishtinë, hetuesit policor të stacionit Policor të Fushë Kosovës, të cilët (me rroba civile) janë të përfshirë në Planin Operetiv për Parandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

“Bazuar në hetimet e deritanishme, personi i dyshuar, vjedhjet dyshohet t'i ketë kryer në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore.

Ndaj personit të dyshuar: J.K . mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës” në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me disa raste të vjedhjeve ku i arrestuari, dyshohet të jetë i përfshirë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë që i dyshuari ( i dënuar me tri vite burg) është dërguar për vuajtje të dënimit, pasi që kërkohej me urdhëresë të gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat