“Një burim uji” u bë shkak i një kanosjeje në Vushtrri

Kronikë e zezë

“Një burim uji” u bë shkak i një kanosjeje në Vushtrri

Më: 8 maj 2021 Në ora: 08:09
Vushtrri

Në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, dje Policia e Kosovës ka arrestuar një person për kanosje dhe për armëmbajtje pa leje.

Burimet i kanë thënë medias se gjithçka nisi kur i dyshuari, për shkak të një mosmarrëveshjeje që kishte për një kontest pronësor rreth një burimi të ujit, e kishte kanosur me armë zjarri një tjetër person.

Policia, siç mësoi media, ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe i dyshuari ka pohuar se mban armë zjarri me vete porse e kishte humbur diku gjatë ikjes.

Policia është duke e hetuar ende rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat