Policia jep detaje rreth vrasjes së djeshme në Vitomiricë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje rreth vrasjes së djeshme në Vitomiricë

Më: 8 maj 2021 Në ora: 09:02
Ilustrim

Një 60-vjeçar është vrarë dje në Vitomiricë të Pejës.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me vrasjen e 60-vjeçarit nga Vitomirica i cili është therur me thikë pas një mosmarrëveshje që kishte me dy të dyshuarit.

“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar të njëjtin e kishin goditur me mjet të mprehtë, thikë.

Si pasojë e goditjeve me thikë, viktima ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe prokurorit i shtetit.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat