Arrestohen dy persona në Prishtinë për falsifikim dokumentesh

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Prishtinë për falsifikim dokumentesh

Më: 8 maj 2021 Në ora: 09:57
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi të njëjtit kanë falsifikuar dokumente me qëllim përfitimi nga Ministria e Shëndetësisë.

Kështu bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.

“Pas një pune hetimore, më 07.04.2021 janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovar-e, pasi që të njëjtit dyshohet se kishin falsifikuar dokumente të Klinikës së Onkologjisë dhe Ortopedisë dhe laboratorëve privat me qëllim përfitimi të fondeve nga Ministria e Shëndetësisë.

Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë kryer kontrollet në banesat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar: dokumente të ndryshme të dyshuara për falsifikim, dy telefona dhe një llaptop. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat