Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë

Më: 8 maj 2021 Në ora: 14:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku mes tri automjetesh ka ndodhur sot në rrugën “Edmon Hoxha” në Prishtinë. Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 12:40 në rrugën “Edmon Hoxha” Prishtinë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor ku janë përfshirë tri automjete.

Si pasojë lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat