Një grua në Prishtinë raporton ish-burrin në Polici: Ma zuri gishtin e dorës me derë

Kronikë e zezë

Një grua në Prishtinë raporton ish-burrin në Polici: Ma zuri gishtin e dorës me derë

Më: 9 maj 2021 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Një grua nga Prishtina ka raportuar në Polici dje rreth orës 10:00 se ish-burri i saj me të cilin është e ndarë që një vit, gjersa ka qenë duke i marrë fëmijët  në vikend, ia ka lënduar gishtin e dorës me derën e shtëpisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia në raportin e saj 24-orësh, gjersa viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Prishtinë 08.05.2021-10:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se  ish bashkëshorti i saj me të cilin është e ndarë qe një vit, gjersa ka qenë duke i marr fëmijët  në vikend ia ka lënduar gishtin e dorës ankueses me derën e shtëpisë. 

Ankuesja ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat