Rrahje në Prizren, menaxheri i një lokali ndërhyn për t’i ndarë, por i thyhet hunda

Kronikë e zezë

Rrahje në Prizren, menaxheri i një lokali ndërhyn për t’i ndarë, por i thyhet hunda

Më: 9 maj 2021 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Një person nga Prizreni është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit pasi i njëjti derisa ka qenë duke punuar si menaxher në një lokal, dy të dyshuar të panjohur ishin përleshur në mes veti, ndërsa viktima kishte ndërhyrë për t’i ndërmjetësuar me ç’rast njëri prej të dyshuarve e kishte goditur në hundë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në rrugën Ekrem Rexha në Prizren, siç njofton Policia e Kosovës.

Gjithashtu, të dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur

“Rr. Ekrem Rexha, Prizren, 08.02.2021-17:00. Viktima mashkull kosovar është dërguar në spitalin rajonal Prizren pasi që i njëjti deri sa ka qenë duke punuar si menaxher në një lokal, dy te dyshuar meshkuj deri me tani të panjohur ishin përleshur në mes veti , ndërsa viktima kishte ndërhyrë për t’i ndërmjetësuar me ç’ rast njëri prej te dyshuarve e kishte goditur në hundë. Te dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat