Prokuroria jep detaje për vrasjen në Vragoli të Fushë Kosovës

Kronikë e zezë

Prokuroria jep detaje për vrasjen në Vragoli të Fushë Kosovës

Më: 9 maj 2021 Në ora: 13:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 16:53) - Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ju njofton se pas pranimit të informatës nga policia për raportimin e një vdekjeje të dyshimtë në fshatin Vragoli-Fushë Kosovë, prokurorja kujdestare e Departamentit të Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë tjera relevante, ku aty është konstatuar një person (i gjinisë femërore) pa shenja jete.

Sipas dyshimeve fillestare nga kjo ngjarje dyshohet se viktima është privuar nga jeta nga motra e saj, e cila me urdhër të prokurores kujdestare është dërguar në mbajtje dhe ndaj të njëjtës do të ndërmerren masat e nevojshme brenda afateve ligjore.

Ndërsa, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. ​

Detaje të reja nga vrasja në Vragoli/ Mosha dhe inicialet e motrave që njëra vdiq e tjetra dyshohet që kreu vrasjen 

Vrasja në Vragoli të Fushë Kosovës ka tronditur vendin. Media raportoi se motra e ngufati motrën me anë të një jastëku.

Tutje, media ka arritur të mësoj moshën dhe inicialet e dy motrave që ishin protagoniste të ngjarjes.

Viktima është 33 vjeçare, kurse e dyshuara për vrasje është 30 vjeçare. Inicialet e viktimës T.Sllamniku, ndërsa inicialet e të dyshuarës janë F.Sllamniku.

Policia ende është në vendin e ngjarjes dhe po vazhdon hetimet.

Detaje të reja nga rasti tragjik në Fushë Kosovë, dyshohet se motra e ngufati me jastëk motrën e vogël

Për vdekjen tragjike të 33-vjeçares nga fshati Vragoli i Fushë-Kosovës, janë mësuar detaje të reja.

Burime të besueshme brenda Policisë së Kosovës bëjnë me dije se 33-vjeçarja dyshohet se u ngufat me jastëk nga motra e saj rreth tri vjet më e madhe.

Të njëjtat burime theksuan se dy motrat dhe anëtarë të tjerë të familjes dyshohet se kanë probleme mendore.

***

Një 33-vjeçare nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës ka mbetur e vdekur mesditën e sotme. Policia ka deklaruar se dyshohet për vdekje të dhunshme.

Media ka dalë në vendin e ngjarjes në fshatin Vragoli, ku 33-vjeçarja është gjetur e vdekur. Sipas informatave nga vendngjarja, dyshohet se viktima dhe dorasja janë motra, ndërkaq raportohet se e dyshuara e ka mbytur motrën në mënyrë të dhunshme.

Se ka dyshime për vdekje të dhunshme, kanë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka deklaruar se rasti ka ndodhur rreth orës 12:00, ndërkaq policia është lajmëruar për një vdekje të dyshimtë.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër 33 vjeç”, ka deklaruar Borovci.

Ai tha se sipas të dhënave fillestare nga vendi i ngjarjes, dyshohet se ka elemente të vdekhes së dhinshme, por rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka deklaruar Borovci.

***

Pak më parë, u raportua për një vrasje në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili ka thënë se është vdekje e dyshimtë.

Viktima është femër e moshës 33 vjeçare.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.”

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës femër 33 vjeç.”

“Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, u shpreh ai.

***

Pak minuta më parë ka pasur të shtëna në fshatin në Vragoli të Fushë Kosovës.

Mësohet që një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave.

Nuk dihen detaje tjera.

Në lidhje me këtë rast, do të ju mbajmë të informuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat