Digjet makina në Krujë, policia shoqëron 6 persona

Kronikë e zezë

Digjet makina në Krujë, policia shoqëron 6 persona

Më: 10 maj 2021 Në ora: 09:14
Ilustrim

Mbrëmjen e djeshme një automjet tip "Volkswagen" është përfshirë nga flakët në qytetin e Krujës.

Automjeti mësohet të jetë në pronësinë e shtetasit S.H.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe deri tani  ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona.

Policia e Krujës ka sekuestruar pamje filmike si dhe ka kryer disa kontrolle banesash.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat