Arrestohen dy persona për grabitje të armatosur në Pejë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për grabitje të armatosur në Pejë

Më: 10 maj 2021 Në ora: 11:29
Foto Ilustrim

Të mërkurën, rreth orës 20:00, Policia e Kosovës, është njoftuar nga viktima se në filialin e telefonisë “IPKO” në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë, dy persona të pa njohur, të maskuar, nën kërcenim të armës kanë grabitur nga arka të holla në shumë prej 350 euro.

Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur gjitha njësitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë. Pas një pune Operative nga ana e hetuesve Rajonal kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit: A.H., (1996) dhe D.T., (2001).

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë, është kryer bastisje dhe kontroll në shtëpitë e të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e dëshmive armët: Një pushkë gjysmë automatike, kalibër 7.62mm, një karikator dhe dymbëdhjetë (12) copë fishekë si dhe një armë gjahu gjysmëautomatike (pumparice).

Me urdhër të Prokurorit shtetit ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat