Rrahje në Podujevë, një person bëhet për spital – arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Rrahje në Podujevë, një person bëhet për spital – arrestohet i dyshuari

Më: 10 maj 2021 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Një tjetër rrahje ka ndodhur në rajonin e Podujevës, derisa ky i fundit është raportuar në fshatin Batllavë të kësaj Komune.

Sipas Policisë së Kosovës, një person është lënduar pasi është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar, teksa ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka thënë PK në raportin e saj ditor, pa dhënë detaje tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat