Duke gjuajtur me gurë ia dëmtoi kulmin e shtëpisë një personi, pejani përfundon në pranga

Kronikë e zezë

Duke gjuajtur me gurë ia dëmtoi kulmin e shtëpisë një personi, pejani përfundon në pranga

Më: 11 maj 2021 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Një person është arrestuar të hënën rreth orës 12:00 në fshatin Kryshec në Pejë, pasi që dyshohet se ka kanosur një person tjetër dhe ia ka dëmtuar tjegullat e shtëpisë duke gjuajtur me gurë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Në raport bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe u njëjti ka kanosë viktimën mashkull kosovar. Përveç kanosjes i dyshuari duke gjuajtur gur ia kishte dëmtuar tjegullat e shtëpisë së viktimës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat