Atentati në Elbasan, shoqërohen në polici 25 persona

Kronikë e zezë

Atentati në Elbasan, shoqërohen në polici 25 persona

Më: 12 maj 2021 Në ora: 08:12
Ilustrim

Policia ka shoqëruar 25 persona për vrasjen e Everest Çakës mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Everest Çaka u ekzekutua me armë zjarri në automjetin e tij rreth orës 20:10 në lagjen "Skënderbe" në Elbasan.

Vrasja ka ndodhur në prani të bashkëshortes, e cila është plagosur në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon punën për kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat