Në Gjakovë nje person rrah gruan me kaçavidë, dërgohet në Psikiatri

Kronikë e zezë

Në Gjakovë nje person rrah gruan me kaçavidë, dërgohet në Psikiatri

Më: 12 maj 2021 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Rastet e dhunës në familje duket se nuk kanë të ndalur, në veçanti, dhuna ndaj gruas.

Burimet e medias njoftojnë se dje, një burrë në fshatin Rogovë të Gjakovës, shtetas i Zvicrës ka sulmuar fizikisht me kaçavidë gruan e tij, shtetase e Zvicrës.

Media ka mësuar se gruaja ka marrë lëndime trupore e më pas ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Sulmuesi, është arrestuar dhe dërguar në Psikiatri për shkak të problemeve psikike të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat