Aksident në Podujevë, lëndohen tre persona

Kronikë e zezë

Aksident në Podujevë, lëndohen tre persona

Më: 12 maj 2021 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Podujevë, ku si pasojë tre persona kanë pranuar tretman mjekësor.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30.

“Sot rreth orës 11:30 në rrugën ‘Vëllezërit Frashri’ në Podujevë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pranuar trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat