​Konfiskohen armë pa leje, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

​Konfiskohen armë pa leje, arrestohen dy persona

Më: 12 maj 2021 Në ora: 12:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të angazhimeve për parandalimin e dukurive negative, me theks të veçantë të shtënave me armë zjarri, Stacioni Policor në Malishevë, mbështetur nga njësitë tjera operative, sot ka kryer bastisje në një objekt banimi dhe objekte tjera përcjellëse në Gollubovc dhe në një auto-sallon në Kijevë.

Gjatë dy operacioneve policore janë arrestuar M.H. viti i lindjes 1981 dhe B.P. viti i lindjes 1972, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.

Gjatë bastisjeve në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë automatike AK 47 i modifikuar, kalibri 7.62 mm, një pistoletë -Model 75, kalibër 9 mm dhe një pistoletë lloji i panjohur, kalibër 7.65, një pistoletë –Zigana FC, kalibër 9 mm, 244 copë fishekë të kalibrave te ndryshëm, një karikator i armës automatike, tre karikatorë të pistoletave.

Në auto-sallonin në Kijevë janë gjetur pesë automjete të pa doganuara, për të cilat është njoftuar Dogana e Kosovës, e cila po merret me rastin. Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, pas përfundimit të procedurave policore, personat e arrestuar janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat