Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person

Më: 12 maj 2021 Në ora: 19:11
Ilustrim

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para disa çastesh në “Lagjen e Muhaxherëve” në Prishtinë.

Nga këto të shtëna ka mbetur i plagosur një person.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se i plagosuri është dërguar në QKUK.

“Rreth  orës 18:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Isa Kastrati’, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.

Ajo tha se policia e ka identifikuar një person të dyshuar lidhur me rastin në fjalë dhe se i njëjti është në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat