Në Prishtinë një gruaja thotë se u dhunua nga pesë persona për gjashtë ditë me radhë

Kronikë e zezë

Në Prishtinë një gruaja thotë se u dhunua nga pesë persona për gjashtë ditë me radhë

Më: 12 maj 2021 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Një grua dyshohet se është dhunuar nga pesë persona për gjashtë ditë me radhë që nga 30 prilli deri më 5 maj të këtij viti, në njërën nga shtëpitë e braktisura në kryeqytet.

Veç kësaj ajo edhe u detyrua të përdorë substanca narkotike

I dyshuari kryesor që me 30 prill e thirri për ta takuar e më pas dhunshëm e dërgoi në hapësirat e shkreta të një ish ushqimoreje në Prishtinë, ishte denoncuar më herët në polici nga i dashuri i viktimës pasi e kishte kanosur atë.

Për këtë rast në favor të të dashurit në polici dëshmoi edhe viktima, por burri që u përball me këtë vepër si duket zgjodhi një mënyrë të ligë për t’u hakmarrë.

Që nga 5 maji kur 5 të dyshuarit ndalojnë së dhunuari dhe helmuari me narkotik viktimën, policia e Kosovës nuk ka dhënë informacione se dikush nga ta është arrestuar.

Njëjtë kanë vepruar edhe në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, sipas së cilëve rasti është në hetim e për shkak të ndjeshmërisë nuk mund të japin më tepër detaje.

Viktima dhe të dyshuarit janë të kombësisë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat