Vetura shkel një 57 vjeçar, vdes në spital

Kronikë e zezë

Vetura shkel një 57 vjeçar, vdes në spital

Më: 12 maj 2021 Në ora: 21:53
Ilustrim

(E plotësuar) - Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën "Fahri Fazliu", në Prishtinë. Si pasojë e plagëve të marra këmbësori ka vdekur.

Këtë lajm e ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:30, në rrugën ‘Fahri Fazliu’, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur.Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe një këmbësor. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra dhe i njëjti, ka ndërruar jetë”, ka thënë ajo.

Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor janë duke punuar në ndriçimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Vetura shkel një 57 vjeçar, vdes në spital

Një person ka humbur jetën pasi nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve të marra si pasojë e goditjes nga një veturë në kryeqytet.

Mediat bëjnë të ditur se 59 vjeçari ishte goditur nga një veturë mbrëmjen e sotme.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, por për shkak të lëndimeve trupore nuk ka arritur të mbijetojë.

Duhet përkujtuar që gjatë muajve të fundit pati një numër të madh të aksidenteve në trafik.

Vetëm brenda katër muajve të këtij viti 27 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat