Djali raporton nënën e zhdukur në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Djali raporton nënën e zhdukur në Fushë Kosovë

Më: 13 maj 2021 Në ora: 09:11
Ilustrim

Një grua është raportuar e zhdukur në Fushë Kosovë.

Djali ka njoftuar policinë se nëna e tij me probleme psiqike është larguar dje nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se më datën e lartcekur, nëna e tij femër kosovare e cila është me probleme psikike është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer.

Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat