Lëndohen katër persona në një aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Kronikë e zezë

Lëndohen katër persona në një aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Më: 13 maj 2021 Në ora: 15:56
Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor fshati Nadakovc.

Në këtë aksident që ndodhi mes dy veturash janë lënduar katër persona.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 14:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor fshati Nadakovc dy vetura të përfshira, si pasojë e aksidentit katër(4) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka treguar Zahiti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat