Aksident në Istog, tre të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Istog, tre të lënduar

Më: 13 maj 2021 Në ora: 16:14
Ilustrim

Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një vetaksident në Istog.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

“Diku rreth orës 10:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në Istog. Me të arritur në vend të ngjarjes është kuptuar se është vetaksident. Tre persona kanë pësuar lëndime, kanë marrë trajtim mjekësor dhe më pastaj janë liruar. Hetimet e vendit të ngjarjes i ka kryer njësiti i trafikut rajonal”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat