Dy persona të lënduar nga aksidenti në Poujevë

Kronikë e zezë

Dy persona të lënduar nga aksidenti në Poujevë

Më: 13 maj 2021 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00,në fshatin Lluzhan të Podujevës ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat