Kërkohet paraburgim ndaj një personi për veprën penale vrasje në tentativë

Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim ndaj një personi për veprën penale vrasje në tentativë

Më: 14 maj 2021 Në ora: 11:21
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj  të pandehurit A.K., me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.3, lidhur me nenin 28, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 Njoftimi i plotë:

Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 12 maj 2021, në shtëpinë e të pandehurit A.K., në fshatin Rogovë, Komuna e Gjakovës, pikërisht në dhomën e fjetjes, ku kishte tentuar ta privojë nga jeta bashkëshorten e tij, të dëmtuarën, F.K.,  përderisa e njëjta ishte duke fjetur, e godet me kaçavidë disa herë në kokë e pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

 Prokurori i rastit  ndaj të pandehurit A.K., ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 12 maj 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat