Vrasje në tentativë në Pejë – Si u plagos nga disa persona të maskuar në shtëpinë e vëllait

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Pejë – Si u plagos nga disa persona të maskuar në shtëpinë e vëllait

Më: 15 maj 2021 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Një vrasje në tentativë ka ndodhur më 13 maj, rreth orëve të mbrëmjes në fshatin Nobërgjan të Pejës.

Burimet e medias brenda Policisë njoftojnë se një person ishte plagosur me armë zjarri nga disa persona që kishin hyrë të maskuar në shtëpinë e vëllait të viktimës.

Siç mëson media, vëllai i viktimës nuk jeton aty, por në Amerikë.

Për shkak të lëndimeve të marra viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Hetimet për këtë ngjarje kanë filluar dhe rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat