Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false, arrestohet 21-vjeçari nga Kosova

Kronikë e zezë

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false, arrestohet 21-vjeçari nga Kosova

Më: 16 maj 2021 Në ora: 08:47
Ilustrim

Dy persona në Durrës, kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës kanë arrestuar 21 vjeçarin B.A., banues në Kosovë.

Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, 21-vjeçari ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente (ID dhe leje drejtimi) të dyshuara të falsifikuara.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe 53-vjeçari P.M., nga Durrësi pasi në lagjen Nr.6,  duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “ Land Rover ” është përplasur me mjetin tip “Hondai” me drejtuese shtetasen G.H.

Fatmirësisht nuk janë shkaktuar viktima, por si për pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat