Shkoi në banesën e të dashurit, por ajo u rrahë nga ai dhe shoku i tij

Kronikë e zezë

Shkoi në banesën e të dashurit, por ajo u rrahë nga ai dhe shoku i tij

Më: 16 maj 2021 Në ora: 09:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Ata dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një vajzë në banesën e tyre.

Sipas raportit të policisë, vajza kishte shkuar në banesën e të dyshuarve, pasi që ishte në lidhje dashurie me njërin prej tyre.

Mirëpo, kur shkoi atje, dyshohet se ajo u sulmua fizikisht nga i dashuri i saj dhe bashkëbanuesi i tij.

Për shkak të lëndimeve trupore që dyshohet se ia kanë shkaktuar ata, ajo ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat