E kërcënoi me vrasje ish-bashkëshorten, arrestohet pejani

Kronikë e zezë

E kërcënoi me vrasje ish-bashkëshorten, arrestohet pejani

Më: 16 maj 2021 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Të premten pasdite, një grua ka raportuar se është kërcënuar me vrasje nga ish-bashkëshorti i saj, e që deri të kanosja ka ardhur si pasoj e ndarjes së tyre.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në fshatin Ramun të komunës së Pejës dhe i dyshuari është arrestuar.

“Fsh. Ramun, Pejë 14.05.2021 – 18:00.

Viktima femër kosovare ka raportuar se është kanosur me vrasje nga i dyshuari mashkull kosovar ish bashkëshorti i saj, deri te kanosja ka ardhë si pasoj e ndarjes së tyre. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat