Tre të lënduar në aksident komunikacioni në Prishtinë

Kronikë e zezë

Tre të lënduar në aksident komunikacioni në Prishtinë

Më: 16 maj 2021 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në udhëkryqin afër Katedrales në Prishtinë, me ç’rast tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti -zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 14:30, në afërsi të Katedrales në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasoj e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona.

Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat