Aksident në Fushë- Prezë, lëndohet 35-vjeçarja, niset me urgjencë dejt spitalit

Kronikë e zezë

Aksident në Fushë- Prezë, lëndohet 35-vjeçarja, niset me urgjencë dejt spitalit

Më: 16 maj 2021 Në ora: 20:42
Ilustrim

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në në kryqëzimin e Fushë- Prezës. Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë dy makina ku si pasojë eshtë lënduar 35-vjeçarja.

“Më datë 16.05.2021, ora 19:30, në kryqëzimin e Fushë- Prezës, janë përplasur dy automjete.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja E. K., 35 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”-njofton policia.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat