Digjet trafoja e rrjetit elektrik në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Digjet trafoja e rrjetit elektrik në Fushë Kosovë

Më: 17 maj 2021 Në ora: 22:59
Foto

Një trafo e rrjetit elektrik është djegur sonte në Fushë Kosovë, me ç’rast kanë intervenuar zjarrfikësit, të cilët e kanë fikur zjarrin.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21:40, është pranuar informata për një incident zjarri në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka thënë se bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes raportohet për djegien e një trafoje elektrike dhe janë shkaktuar vetëm për dëme materiale.

Ekipet e KEDS-it dhe njësitet nga stacioni policor i Fushë Kosovës po merren me rastin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat