Gjendet i vdekur një person në Prizren

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Më: 18 maj 2021 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Një person pa shenja jete është gjetur ditën e hënë në fshatin Nashec të Prizrenit.

Policia njofton se viktima mashkull është gjetur në rrugë, ku pranë tij është gjetur edhe një pushkë gjuetie.

“Është raportuar se në rrugë është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante dhe ekipi mjekësor ku dhe është konfirmuar vdekja e viktimës ndërsa është gjetur edhe një pushkë gjuetie me një fishekë, një gëzhojë, katër sfera metalike dhe një telefon celular”, thuhet në raporton e Policisë së Kosovë.

Në raport tutje thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat