E ndali veturën për ta kryer një shërbim, mërgimtarit ia vjedhin dokumentet dhe 113 mijë kruna suedeze

Kronikë e zezë

E ndali veturën për ta kryer një shërbim, mërgimtarit ia vjedhin dokumentet dhe 113 mijë kruna suedeze

Më: 18 maj 2021 Në ora: 09:49
Ilustrim

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Llugashi të Lipjanit.

Një mërgimtari atje dikush ia ka thyer xhaminë e veturës dhe i ka vjedhur një çantë dore me dokumente personale, një orë dore, një zinxhir ari dhe një shumë parash  prej  113 mijë kruna suedeze.

Deri tash, s’ka të arrestuar për rastin.

“Fsh. Llugaxhi, Lipjan 17.05.2021-15:50.  Ankuesi  mashkull kosovar ka raportuar se derisa e kishte të parkuar veturën e tij me targa  suedeze për një shërbim, një person i panjohur duke i thyer xhaminë veturës i ka vjedhur një çantë dore me dokumente personale, një orë dore, një zinxhir ari dhe një shumë parash  prej  113 mijë kruna suedeze. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat