Arrestohen katër persona për vjedhje në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona për vjedhje në Prishtinë

Më: 18 maj 2021 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër  persona të dyshuar për vjedhje.

Këta persona janë arrestuar në dy aksione të ndryshme të policisë.

Njoftimi i plotë:

Në dy operacione të ndara arrestohen katër persona të dyshuar për disa vjedhje

Prishtinë 18 maj 2021 – Hetuesit policor të stacioneve policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, (me rroba civile) po vazhdojnë Planin Operativ për Parandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve.

Dy nga këto operacione të realizuara nga hetuesit policor të stacionit qendra, janë finalizuar sot ku janë arrestuar 4 persona.

Personi i parë i arrestuar:

-H .S mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

dyshohet të jetë i përfshirë në dy raste të vjedhjeve që kanë ndodhë në rrugën “Ali Kelmendi” dhe “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Ndërsa tre personat e tjerë:

-A.Ch mashkull, 22 vjeç

-A .Ë mashkull, 27 vjeç

– Ch .M mashkull, 17 vjeç, shtetas të huaj ( marokien) dyshohet të jenë të përfshirë në më shumë se tri raste, të cilat kanë ndodhë në periudha e lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

Ndaj personave të arrestuar në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat