Shkëmbim zjarri mes dy grupeve në Ferizaj

Kronikë e zezë

Shkëmbim zjarri mes dy grupeve në Ferizaj

Më: 18 maj 2021 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Sot, hetuesit policorë të Sektorit Rajonal të Hetimeve nga rajoni i Ferizajt, me vendim të Gjykatës Themelore të Ferizajt, kanë bastisur tri lokacione në Kaçanik dhe një në Han të Elezit, vazhdimësi e hetimeve nga rasti ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’, që ka ndodhur me datën 07.03.2021, ku pati shkëmbim zjarri mes dy grupeve.

Me ketë rast, në Han të Elezit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 2 armë të zjarrit ( pistoleta dhe 104 copë, municion të tyre ).

Ndërsa në Kaçanik janë gjetur dhe konfiskuar 21 copë, municion i armës AK-47.

“Me vendim të Prokurorit të rastit, ky rast mbetet në procedurë të mëtutjeshme hetimore”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat