Detaje/ Ngjarja që tronditi Kosovën: Si erdhi deri te aksidenti tragjik në Ferizaj

Kronikë e zezë

Detaje/ Ngjarja që tronditi Kosovën: Si erdhi deri te aksidenti tragjik në Ferizaj

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 16:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 20:18) - Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë të re për aksidentin tragjik në fshatin Koshare të Ferizajt, ku vdiqën 4 persona.

Në komunikatën e tyre është sqaruar se si erdhi deri te aksidenti si dhe inicialet/moshën e viktimave dhe të të lënduarve.

Komunikata e plotë:

Sot, rreth orës 15:37 në fshatin Koshare të Ferizajt, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku të përshira ishin dy automjete civile të udhëtarëve.

Deri te aksidenti i komunikacionit, dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve Audi me targa vendore, e drejtuar nga E.M ( M/SHK/) 22 vjeçar po qarkullonte, nga drejtimi i Ferizajt në drejtim të Shtimes dhe me të arritur në fshatin Koshare, për shkaqe ende të panjohura, kalon në anën tjetër të lëvizjes dhe ndeshet me automjetin VW Golf me targa vendore, i cili po qarkullonte në drejtimin e kundërt, nga Shtimja në drejtim të Ferizajt .

Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën 4 persona të cilët ishin në automjetin VW Golf:

Viktimat , ( të vdekurit) nga ky askident janë :

N.R ( M.SH/K) 39 vjeçar – drejtues i automjetit

XH.R ( F/SH/K) 60 vjeçare ,

S.R     ( F/SH/K) 32 vjeçare

Y.R    ( M/SH/K)   12 vjeçar

Ndërkaq,  janë lënduar edhe 3 persona të tjerë:

I.R ( F/SH/K) 32 vjeçare, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, e cila ishte pasagjere në automjetin VW Golf.

Y.H ( M/SH/K) 21 vjeçar dhe

L.H ( M/SH/K) 21 vjeçar, të cilët ishin pasagjerë në automjetin Audi, të njëjtit, pasi kanë marr tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj janë liruar.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor – Ferizaj , i ka  marr të gjitha masat e nevojshme për hetimin e rastit , në koordinim edhe me Prokurorin e Shtetit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i cili ka dalur në vendin e aksidentit.

Me vendim të tij, trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa i dyshuari ( drejtuesi i automjetit Audi ) E.M, ndalohet në mbajtje për 48 orë.

Ngjarje e rëndë: Katër të vdekur në aksidentin në Ferizaj, një grua në gjendje të rëndë

Një person është ndaluar sot për 48 orë nën dyshimet se ka kryer veprën penale rrezikimi i trafikut publik, ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm.

Ndalimi i personit ka të bëjë me aksidentin në trafik sot ndërmjet dy veturave në Koshare të Ferizajt ku si pasojë kanë humbur jetën katër persona dhe një tjetër është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj. 

Njoftimi i i plotë i Prokurorisë Themelore Ferizaj:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se sot, rreth orës 15:30, në fshatin Koshare- komuna Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave, ku, sipas informatave të para, si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën katër (4) persona, ndërsa, një (1) person tjetër është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm.

Lidhur me rastin në fjalë, në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha Një​sitet e Policisë, ekipet e mjekësisë ligjore, eksperti i komunikacionit dhe Prokurori i Shtetit, ku, me urdhër të tij, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj. 

***

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Ferizaj, ku kanë mbetur të vdekur 4 persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Po një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Koshare ku kanë mbetur të vdekur 4 persona”, tha Veslei.

Kurse drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Nadire Ymeri ka konfirmuar për mediat se në mesin e viktimave është edhe një 12 vjeçare.

“4 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidentit në fshatin Koshare. Viktimat janë sjellë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ne Prizren. Edhe policia është në Emergjencë dhe po merr informacione. Në mesin e viktimave është edhe një vajzë 12 vjeçare. Ndërsa, një vajzë e intubuar është nisur për trajtim në Prishtinë”, ka deklaruar ajo.

***

Katër persona kanë vdekur në një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Shtime, konkretisht në fshatin Koshare.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë katër persona teksa një grua është në gjendje të rëndë.

Këtë e ka konfirmuar Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Nadire Ymeri.

Image

“Janë katër persona të vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa një grua është dërguar e intuarbuar për trajtim në Qendren Klinike Universitare të Kosovës. Dy ekipe nga emergjanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes”, tha Ymeri.

***

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të diel në Ferizaj ku si pasojë ka edhe të vdekur

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Image

“Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur, ka edhe të vdekur”, është shprehur Veseli 

Aksident tragjik në Ferizaj, 4 të vdekur 

Image

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Ferizaj.

Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë me dije se katër persona mbetën të vdekur si pasojë e këtij aksidenti.

Aksidentet e tilla në trafik po vazhdojnë të jenë të shpeshta.

Image

Së shpejti detaje të reja…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat