Ky është 22-vjeçari që dyshohet se shkaktoi aksidentin me katër viktima në Ferizaj

Kronikë e zezë

Ky është 22-vjeçari që dyshohet se shkaktoi aksidentin me katër viktima në Ferizaj

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 19:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Pasditen e sotme ndodhi një aksident tragjik në fshatin Koshare të Ferizajt ku të vdekur mbetën 4 persona.

Si pasojë e kësaj, me urdhër të Prokurorit të Shtetit një person është ndaluar për 48 orë për shkak të dyshimit të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Io mëson se personi i ndaluar është 22-vjeçari Erton Musilu.

Deri te aksidenti i komunikacionit, dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve Audi me targa vendore, e drejtuar nga E.M (M/SHK/) 22 vjeçar po qarkullonte, nga drejtimi i Ferizajt në drejtim të Shtimes dhe me të arritur në fshatin Koshare, për shkaqe ende të panjohura, kalon në anën tjetër të lëvizjes dhe ndeshet me automjetin VW Golf me targa vendore, i cili po qarkullonte në drejtimin e kundërt, nga Shtimja në drejtim të Ferizajt.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën 4 persona të cilët ishin në automjetin VW Golf.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat