Aksidenti tragjik në Ferizaj ua mori jetën, publikohet fotoja e 4 viktimave

Kronikë e zezë

Aksidenti tragjik në Ferizaj ua mori jetën, publikohet fotoja e 4 viktimave

Nga: B.S Më: 7 qershor 2021 Në ora: 09:05
Pamje nga aksidenti në Koshare

Dita e djeshme ishte tragjike për komunën e Ferizajt. Në një aksident në fshatin Koshare, kanë vdekur katër persona.

Viktimat ishin duke udhëtuar me automjetin VW Golf, i cili u përplas me automjetin Audi me targa vendore, i cili drejtohet nga një 22-vjeçar nga Ferizaj në drejtim të Shtimes.

22-vjeçarin raportohet se është ndaluar për 48 orë nën dyshimin të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Në media janë publikuar edhe emrat e viktimave: N.R. (39-vjeçar) – drejtues i automjetit, XH.R. (60-vjeçare), S.R. (32-vjeçare) dhe Y.R. (12-vjeçar).

“Bota sot” ka siguruar një fotografi të viktimave.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat