Një 40 vjeçar arrestohet në Mitrovicë, kreu vjedhje në disa dyqane

Kronikë e zezë

Një 40 vjeçar arrestohet në Mitrovicë, kreu vjedhje në disa dyqane

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Mitrovicë në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin për përfshirje në tri (3) raste të ndryshme të veprës panele ‘Vjedhje’.

“ Këto raste janë raportuar në dy ditët e fundit, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin dyqanet në Mitrovicën e Jugut. i rezultat i hetimeve të zhvilluara mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, hetuesit policorë në orët e paradites së sotme në Mitrovicë, kanë arrestuar të dyshuarin K. U., 40 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi i njëjti dyshohet që në tri lokacione të ndryshme në Mitrovicë ka kryer vjedhje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari janë gjetur dhe janë sekuestruar sendet e vjedhura si: monitor, motoçikleta dhe gjësende të ndryshme.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat