Dy persona lëndohen gjatë një aksidenti në Lipjan

Kronikë e zezë

Dy persona lëndohen gjatë një aksidenti në Lipjan

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 18:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident mes një automjete e një motoçiklete ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Rufc të Lipjanit.

Si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime dy persona.

Kështu kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 17:30 në fshatin Rufc të Lipjanit, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, njofton PK-ja.

Po ashtu, bëhet e ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat