Policia konfiskon para të falsifikuara në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia konfiskon para të falsifikuara në Prishtinë

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndryshme kanë konfiskuar para të falsifikuara në Prishtinë.

Për të dyja rastet në polici kanë raportuar zyrtarët e bankës.

– Prishtinë 24.05.2021 – 14:00. Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka informuar se janë deponuar 204 euro (nga një euro dhe dy euro) që dyshohen të jenë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

– Prishtinë 31.05.2021 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës, ka informuar se janë deponuar 280 euro (nga 2 euro) dhe 29 euro (nga 1 euro) të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat