​Aksioni kundër lëmoshë kërkuesve, ndalohet 83-vjeçari me 1150 euro në xhep

Kronikë e zezë

​Aksioni kundër lëmoshë kërkuesve, ndalohet 83-vjeçari me 1150 euro në xhep

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj gjatë një aksioni për ndalimin e lëmoshë kërkuesve në qytetin e Ferizajt, ka ndaluar sot personin S.XH. 83-vjeç, tek i cili janë gjetur para në vlerë prej 1150 euro dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje.

Në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes, paratë konfiskohen përkohësisht deri në vendim tjetër.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt.

Si dhe apelon te qytetarët që sa herë hasin në lëmoshë kërkues të njoftojnë menjëherë policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat