Gjirokastër/ Mbajtën peng dhe kërcënuan më armë 34-vjeçarin, arrestohen 3 persona, mes tyre dhe një grua

Kronikë e zezë

Gjirokastër/ Mbajtën peng dhe kërcënuan më armë 34-vjeçarin, arrestohen 3 persona, mes tyre dhe një grua

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 19:27
Ilustrim

Tre persona, të cilët mbajtën peng dhe kërcënuan me armë një 34-vjeçar janë arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë Arrestohen Myrteza Domi, Denisa Karagjozi, Enea Taho, ndërkohë është proceduar në gjendje të lirë 14-vjeçari.

Policia bën me dije se në përfundim të operacionin të koduar “Kalaja” ka sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, një sasi dozash me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva dhe  një mjet mprehës (thikë).

“Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri - tjetrin nën kërcënimin e armës  i kanë hequr lirinë shtetasit J. Gj, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij për disa orë. 

Falë reagimit të menjëherëshëm të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore  u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi dhe vënia në pranga e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.”- njofton policia e Gjirokastrës.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën Enea Taho sipas policisë  gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, një mjet mprehës(thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat