Katër persona janë shoqëruar në Stacion Policor në Prishtinë - kjo është arsyeja

Kronikë e zezë

Katër persona janë shoqëruar në Stacion Policor në Prishtinë - kjo është arsyeja

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 21:57
Policia

Katër persona janë shoqëruar në Stacion Policor në Prishtinë, pasi kanë prishur rendit dhe qetësisë publike.

Lajmin e ka konfirmuar  zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, rasti ka ndodhur rreth orës 17:20 në Rrugën B në Prishtinë, si shkak i një mosmarrëveshjeje mes personave në fjalë.

“Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes, dhe ka shoqëruar 4 persona në stacion policor. Në koordinim me prokuronin e shtetit ngjarja procedohet si kundërvajtje Prishje e rendit dhe qetësisë Publike, konform Ligjit mbi Rendin dhe Qetesinë Publike”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat